Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vota pro Kosovës, Abazoviç mohon akuzat në seancën dëgjimore

Lapsi.al 3 May 2023
Vota pro Kosovës, Abazoviç mohon akuzat në seancën

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ishte “votë kundër Serbisë”, por për për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi kishte caktuar seancë dëgjimore të Abazoviçit, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës – ku nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për.

Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Leki, të cilët ishin të pakënaqur me votën e Malit të Zi.

DF-ja e quajti votën si “politikë të turpshme drejt Beogradi zyrtar”, ndërsa, gjatë seancës dëgjimore, anëtarë të kësaj partie thanë se vota e Malit të Zi ishte bërë “sipas urdhrit të SHBA-së”.

Por, Abazoviç tha se Mali i Zi e kishte njoftuar Beogradin zyrtar paraprakisht për votën për anëtarësim të Kosovës dhe shtoi se të gjithë zyrtarët e qeverisë paraprakisht kishin pranuar që Mali i Zi të ketë politikë të jashtme konsistente.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi, ne kemi ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente dhe jemi sjellë si të gjitha vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën”, tha Abazoviç gjatë seancën dëgjimore më 3 maj.

Ai tutje u thirr në marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se aty “shkruhet se njëri vend nuk do ta ndalë tjetrin nëse dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare”.

“Unë i jap mbështetje të plotë liderëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur një gjuhë të përbashkët së bashku me ndërmjetësit evropianë dhe palët e tjera”, tha Abazoviç.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviç theksoi se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020 pas tre dekadash në pushtet/TCh

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, Tiranë, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur ...

19:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI