Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ndërron jetë 52-vjeçari në burgun e Fierit

Lapsi.al 4 May 2023
Ndërron jetë 52-vjeçari në burgun e Fierit

Një 52-vjeçar ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Personi, (identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur), vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi mëngjesin e sotëm shqetësime dhe komplikacione shëndetësore, e për pasojë u desh që të dërgohej në spital.

Ishte shoku i dhomës ai i cili konstatoi problemin shëndetësor e më pas njoftoi autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. Mirëpo, 52-vjecari mbërriti pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes së të dënuarit ka qenë një infarkt.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina kthehet përmbys

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara k...

08:14

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI