Flash

Shpërthimi në kontenierë, 8 të vdekur në Çeki

Lapsi.al 4 May 2023
Shpërthimi në kontenierë, 8 të vdekur në Çeki

Tetë persona, të cilët besohet se ishin të pastrehë, vdiqën nga një zjarr që shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në disa kontejnerë ndërtimi në qytetin Bërno të Çekisë, njoftoi të enjten policia.

Zjarri përfshiu rreth 12 kontejnerë buzë një blloku banesash para se të fikej herët në mëngjes, raportoi një televizion çek, përcjell agjencia "Reuters".

Policia tha në një deklaratë se ende nuk e ka përcaktuar shkaktarin e zjarrit. Një zëdhënës i tha agjencisë CTK se viktimat, që ende nuk janë identifikuar, sipas shumë gjasave ishin njerëz të pastrehë.

Më 2020, 11 persona vdiqën nga zjarri në një bllok banesor në njërin prej incidenteve më të rënda në vend.

Më 2010, nëntë persona vdiqën nga zjarri në një ndërtesë të braktisur në Pragë, e cila përdorej shpesh nga njerëzit e pastrehë.

Të këshilluara

Zelensky vizitë të papritur në Hagë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Holandë të mërkurën vonë për një udhëtim të paparalajmëruar më parë. Ai arriti në aeroportin e Amsterdamit...

08:40

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI