Flash

Trump: Nëse rizgjidhem president do t’i jap fund luftës në Ukrainë në një ditë

Lapsi.al 4 May 2023
Trump: Nëse rizgjidhem president do t’i jap fund luftës në

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund t'i jap fund brenda një dite luftës në Ukrainë nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë, Trump tha se për ndalimin e konfliktit do të “duhej 24 orë”. “Do ta marr fund. Do të ishte e lehtë.”

Duke e quajtur luftën një “katastrofë” që “duhet të ndalet”, ai shtoi: “Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”

Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, thotë se dyshja “kaluan mirë”.

Ish-presidenti tha se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden. “Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI