Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Varrosën djalin e mitur në Shqipëri, familja shqiptare nuk lejohet më të kthehet në Greqi

Lapsi.al 4 May 2023
Varrosën djalin e mitur në Shqipëri, familja shqiptare nuk

Jo vetëm dhimbja për humbjen e djalit të mitur, por edhe drama për pasiguritë e së ardhmes. Janë këto dy fatkeqësi me të cilat një familje shqiptare po përballet.

Tragjik ishte fati i një 14-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta, ndërsa përplasi kokën me një shkëmb. Por drama thellohet akoma më shumë për prindërit e vogëlushit, të cilët mes dhimbjes së madhe që i ka kapluar, duhet të përballen dhe me probleme dokumentacioni, ndërsa nuk iu lejohet që të hyjnë në Greqi.

Pasi varrosën djalin në Shqipëri, dy prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit.

Kryetari i komunës Kipseli në Agrinio, Stratos Iliadhis i ka bërë thirrje autoriteteve që të lejonte futjen e çiftit në Greqi, të cilët ndodhen prej 30 vitesh. Të gjithë banorët janë të indinjuar nga veprimi i policisë greke, ndërsa kërkojnë që ndaj çiftit të bëhet një përjashtim.

Gabrieli, humbi jetën duke lozur me biçikletë, pas një aksidenti tragjik kur përplasi kokën me një shkëmb, më 26 prill, ndërkohë që familja prej 20 vitesh jetonte në Greqi.

Të këshilluara

Rama: Tiranë-Durrës me tren për 12 minuta

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga punimi i ...

13:02

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI