Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, plagoset shoferi

Lapsi.al 5 May 2023
Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, plagoset shoferi

Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Bilisht – Kapshticë. 47 vjeçari me inicialet A.Ç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip Benz dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar. Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë. Priten detaje të tjera në vijim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI