Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Audiopërgjimi/ Kryebashkiakja kërcënon sanitaren që shkoi në mitingun e Berishës

Lapsi.al 5 May 2023
Audiopërgjimi/ Kryebashkiakja kërcënon sanitaren që shkoi

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar duke kërcënuar një sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk me largim nga puna për shkak se ka marrë pjesë në një tubim të Sali Berishës.

Në regjistrimin e shfaqur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Tv shihet presioni i një kryebashkiakeje ndaj një pastrueseje që ka guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Kjo sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.

Kryebashkiakja fillimisht mohon gjithçka dhe madje thotë se do bëjë një denoncim për sanitaren pasi nuk është zëri i saj në audio. Pas pak minutash e tensionuar kërkon mbylljen e kamerës dhe pranon gjithçka duke u kërkuar “Piranjave’ të mos publikohet sepse e dëmton imazhin e saj në këtë fushatë.

“Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj” – thotë kryebashkiakja Bufi.

Pasi ka kërkuar falje, kupton që përgjimi do të transmetohet, kështu nis edhe njëherë të ndërtojë alibinë e saj të mbrojtjes duke justifikuar se në fushatë dilet në mitingje ndërsa herë të tjera jo. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI