Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dhunë në familje, arrestohet babai 47-vjeçar pasi rrahu të bijën e mitur

Lapsi.al 5 May 2023
Dhunë në familje, arrestohet babai 47-vjeçar pasi rrahu të

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ka rrahur vajzën e tij të mitur. Ndaj tij rëndon akuza për dhunë në familje ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI