Flash

Si operacionet plastike i kushtuan karrierën Pryanka Chopra

Lapsi.al 5 May 2023
Si operacionet plastike i kushtuan karrierën Pryanka Chopra

Priyanka Chopra, bashkëshortja e Nick Jonas, dha një intervistë për The Howard Stern Show ku foli gjerësisht për ‘fazën e errët’ në jetën e saj. Ajo zbuloi se më shumë se dy dekada më parë, iu rekomandua një operacion për të hequr një polip në zgavrën e hundës, pasi ajo po përjetonte probleme me frymëmarrjen.

Megjithatë, aksidentalisht mjeku i kishte hequr urën e hundës duke ia shndërruar portretin, i cili kërkohej në disa role kryesore në filma.

Priyanka hoqi dorë nga tre projekte dhe mendoi se karriera e saj kishte përfunduar aty, pa nisur ende.

“U regjistrova për të gjithë këta filma, kjo gjë ndodhi dhe fytyra ime dukej krejtësisht ndryshe. Kalova në një depresion të thellë”.

Babai i saj, i ndjeri Dr. Ashok Chopra, ishte ngushëllimi i saj i vetëm gjatë asaj periudhe. Ai e inkurajoi që t’i nënshtrohej një operacioni korrigjues. Aktorja tregoi sesi babai i saj i ofroi mbështetje të pakushtëzuar dhe e ndihmoi të rikthej besimin.

Aktorja vlerësoi gjithashtu regjisorin Anil Sharma që nuk hoqi dorë prej saj. Për shkak të pamjes së ndryshuar, ajo nuk u konsiderua për rolin kryesor dhe në vend të kësaj iu dha një rol dytësor.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI