Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Tepsia e Edi Ramës!”, Berisha publikon spotin e radhës (VIDEO)

Lapsi.al 5 May 2023
“Tepsia e Edi Ramës!”, Berisha publikon spotin e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.

Sipas PD, ky spot ka në qendër të tij vjedhjen që i është bërë shqiptarëve në 10 vitet e fundit.

“Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë”, deklaron PD.

“Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë'”, thuhet më tej.

“Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi?

Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë.

Inceneratorët që nuk ekzistojnë janë vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë. 430 milionë euro, me vet firmat e Ramës dhe Veliajt. Me aq para pensionet dyfishoheshin. KLSH ka raportuar 1.2 miliardë euro të vjedhura në 10 vite. Me aq para çdo rrogë do të ishte rritur me dyfish.

Sulmet që Edi Rama u bën mediave dhe shqiptarët do t’i paguajnë deri në 1.6 miliardë euro. Një tjetër faturë që rroga do të mund të mbidyfishoheshin. Vjedhja tjetër ndodh me bashkitë. Me rilindjen urbane 2.3 miliardë janë hedhur në fasada dhe sheshe. Ky çmim nuk justifikon as përafërsisht kostot e investimit.

Këto janë thërrimet që Edi Rama ka lënë te tepsia për shumicën e shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, apo pa parti. Këto thërrime janë arsyet pse shqiptarët ikin, vriten me njëri-tjetrin dhe jetojnë në mjerim.

Tepsia e Edi Ramës iu kushtoi shqiptarëve 5.9 miliardë euro. Ku shkoi e gjithë pasuria e shqiptarëve? Tepsia u vodh nga Edi Rama dhe familja e tij që marrin çdo tender.

Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, “Bashkë Fitojmë”, thuhet në video.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI