Flash

Kurorëzimi i Charles III/ “Shpërthejnë” protestat kundër monarkisë në Londër, disa të arrestuar

Lapsi.al 6 May 2023
Kurorëzimi i Charles III/ “Shpërthejnë” protestat

Gjatë kurorëzimit të mbretit Charles III dhe gruas së tij Camilla në Westminster Abbey, disa qindra protestues kundër monarkisë u mblodhën në sheshin Trafalgar të Londrës. BBC raportoi se shumë persona brohorisnin: "Ai nuk është mbreti im. Ai është thjesht një njeri i zakonshëm”.

Gjatë protestës, u arrestua Graham Smith, lideri i një lëvizje republikane në Mbretërinë e Bashkuar. Më herët gjatë javës, policia e Londrës postoi në Twitter se do të kishte një “tolerancë të ulët” ndaj atyre që do të tentonin të bënin diçka që mund të konsiderohej "minim" i Ditës së Kurorëzimit. Përveç Graham, policia e Londrës arrestoi dhjetëra protestues që protestonin kundër mbretit. Grupi mjedisor “Just Stop Oil” tha se 19 nga aktivistët e tyre u prangosën gjatë kurorezimit te mbretit Charkes III.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI