Flash

Ilir Meta kërkon që anëtari i katërt të mos ndahet me PDIU-në, çështja në Kolegjin Zgjedhor

Lapsi.al 8 May 2023
Ilir Meta kërkon që anëtari i katërt të mos ndahet me

Këtë të hënë në orën 12:00 do të hidhet shorti në Gjykatën Administrative të Apelit për të përcaktuar trupin gjykues lidhur me kërkesëpadinë e Partisë së Lirisë për anëtarin e katërt të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit.

Më datën 2 maj, KAS vendosi që të rrezojë ankimimin e PL për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit, dhe ky i fundit do ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU.

Njoftimi i plotë:

Në datën 08.05.2023 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.17 Regj.Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia e Lirisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

OBJEKTI: Ndryshimin e vendimit nr.71, datë 02.05.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 08.05.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI