Flash

Incident në fushatë, sulmohet me gurë autobusi i kryebashkiakut të Stambollit

Lapsi.al 8 May 2023
Incident në fushatë, sulmohet me gurë autobusi i kryebashkiakut

Autobusi i përdorur për fushatë nga kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua teksa ai mbante një fjalim në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit. Imamoglu po mbante një fjalim nga autobusi, kur u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur dhe më pas të largohej.

Policia përdori ujë për të shpërndarë një grup njerëzish që vrapuan pas autobusit duke hedhur gurë. Mediat turke raportojnë se të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta. Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës Kemal Kilicdaroglu, e quajti ngjarjen një provokim. Provinca kontrollohet nga partia e presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Incidenti tregoi tensionet rreth votimeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës së ardhshme. Kryebashkiakut popullor të Stambollit i është premtuar një post zëvendëspresident nëse Kilicdaroglu fiton.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI