Flash

Avokati i Popullit: Qeveria 857 mln euro borxh ish-pronarëve, kompensimi financiar i ngadaltë

Lapsi.al 9 May 2023
Avokati i Popullit: Qeveria 857 mln euro borxh ish-pronarëve, kompensimi

Qeveria shqiptare ka njohur borxh për t’u kthyer prej gati 860 milionë euro për pronarët të cilëve iu është konfiskuar prona gjatë diktaturës komuniste. Shifra është bërë e ditur në raportin vjetor te avokatit të popullit, i cili është dorëzuar në Kuvend.

Po ashtu avokati i popullit konstaton se procesi i kompensimit financiar vazhdon të jetë mjaft i ngadaltë. Sipas raportit agjencia e trajtimit të pronave ka lëshuar 26.092 vendime për kompensim, ndërsa nga 2018-2022 është kryer pagesa vetëm për 398 vendime.

Sipas avokatit të popullit me këto ritme nuk arrihet afati 10 vjeçar i vendosur në ligjin e qeverisë Rama në 2015. Ndër të tjera në raport vlerësohet se procesi kompensimit financiar të pronave nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompensuar nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar. Aktualisht qeveria por përdor si fonde për kompensimin e pronarëve, vetëm paratë që sigurohen nga procesi i legalizimit.

Mesatarja vjetore është 10 milion euro, çka bën që fondet të jenë të pamjaftueshme për të përmbushur detyrimin për kompensimin e plotë financiar brenda 10 vitesh nga dalja e ligjit. Paralelisht është menduar zbatimi i një skeme me kompensim me toka shtetërore, por në fakt sipërfaqet e vëna në dispozicion janë mjaft modeste.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI