Flash

Minimumi jetik, avokati i Popullit: Ushqimet bazike, 18 500 lekë në muaj

Lapsi.al 9 May 2023
Minimumi jetik, avokati i Popullit: Ushqimet bazike, 18 500 lekë në

Një individi i nevojiten 18 500 lekë në muaj për të pasur ushqimet bazike. Minimumi jetik është llogaritur nga Avokatit të Popullit, i cili kërkon nga qeveria të miratojë këtë prag. Shumë prej pensionistëve në vend paguhen me një pension më të ulët, ndërkohë që edhe ndihma ekonomike është më e ulët se pragu që llogarit institucioni i Avokatit të Popullit.

Në raportin e fundit të dërguar në Kuvend, thuhet se “Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që nuk e ka të përcaktuar ligjërisht minimumin jetik.”. Si të tillë, Avokati e konsideron si të pajustifikueshme, mungesën e përcaktimit të minimumit jetik, i cili duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë.

Përpjekjet për të futur në axhendën e parlamentin miminumin jetik, janë bërë edhe nga disa organizata të shoqërisë civile në vend, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Nëse parlamenti do të miratonte pragun, atëherë çdo pagesë që jepet për kategoritë në nevojë ose pensionistët do të rritej në këtë nivel.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI