Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rama “përpara” me inceneratorin e Elbasanit, afera që burgosi Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Lapsi.al 9 May 2023
Rama “përpara” me inceneratorin e Elbasanit, afera që

Në fushatën e 14 Majit, Rama e ka testuar disa herë inteligjencën e atyre që bëhen pjesë e mitingjeve të Partisë Socialiste. E guximshme për shembull është ftesa që u bëhet qytetarëve për të votuar për “gomerët”; ose kur u premtohet rritje pagash dhe nuk i kalohet rroga këtë muaj; apo kur i detyron të kërcejnë tallava rrugëve në fund të mitingut, sikur të ishin të dehur nga avujt e alkoolit në mbyllje të ahengut të radhës.

Por me fjalimin që mbajti sot në Elbasan, kryesocialisti që qeveris në mandatin e tretë kapi një rekord tjetër cinizmi dhe talljeje ndaj turmës, që ishte thirrur në shesh.

Kryeministri u shiti për sukses, për arritje “përpara” një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit, që mban vulën e qeverisë së tij. U foli për inceneratorin e ndërtuar në Elbasan, për të cilin dihet se ka përfunduar në burg një duzinë me zyrtarë publikë, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Në videon më poshtë, Rama dëgjohet të thotë: “Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? “Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve…”. Ne shyqyr e vumë në punë. “Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjenike”. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e tu ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit...”.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/Rama-ne-Elbasan-1-1.mp4"][/video]

Ndërsa kryesocialisti fliste për inceneratorin, regjia e Partisë Socialiste kishte gati filmimet që iu mbivendosën pamjeve direkte, shoqëruar me mbishkrimet “Kurrë më mbrapa” dhe “Përpara”.

Por a mund të krenohet Partia Socialiste me imazhet e një afere korrupsioni? A është normalizuar ryshfeti pas kaq vitesh deri në pikën që të shitet për ecje përpara?

Sepse çështja për inceneratorin e Elbasanit është ende në gjykim. Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, që do të thotë se vendimi i gjykatës nuk do të vonojë.

Ish-ministri i Ramës akuzohet se përfitoi rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtech Energy, Klodian Zoto, Mirel Mertiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Lexo edhe: VOA/ Inceneratori 26 milionë euro nuk punon, ku derdhen mbetjet në Elbasan?

Lexo edhe: Apeli i Luçiano Boçit: Inceneratori duhet të fiket menjëherë

Pas arrestimit të Lefter Kokës, kryeministri Rama hoqi çdo përgjegjësi nga vetja. Ai foli për Kokën si një zyrtar që këpuste “dardha dhe mollë për t’i futur në trasta mbas shpinës” së tij. Edhe më vonë, kur është folur për këtë çështje Rama i është referuar korrupsionit në aferën e inceneratorëve në distancë.  Kjo ishte hera e parë që skandalit korruptiv i bashkangjitet moto e fushatës “Përpara!”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI