Flash

Akuzat për blerje votash në Mallakastër, Kapllanaj: Asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin

Lapsi.al 10 May 2023
Akuzat për blerje votash në Mallakastër, Kapllanaj: Asnjë

Kandidati i PD për Mallakastrën, Agron Kapllanaj ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkulloi ditën e djeshme në media, ku thuhej se një grua ishte shoqëruar në polici pasi dyshohej se blinte vota për Kapllanajn.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kapllanaj shkruan se kjo është një sajesë, teksa shkruan se mallakastriotët as nuk blihen dhe as nuk shiten.

“Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër.

Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot. Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim.

Ndryshimi është afër. Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë Bashkinë te qytetarët”, shkruan Kapllanaj në postimin e tij.

Kujtojmë që një grua u shqërua dje në Mallakastër pasi dyshohet se blinte vota për Kapllanaj, por ajo shumë shpejt u la e lirë pasi nuk u gjet asnjë fakt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI