Flash

Pas humbjes së zgjedhjeve, kryeministrja e Finlandës ndahet edhe nga burri

Lapsi.al 10 May 2023
Pas humbjes së zgjedhjeve, kryeministrja e Finlandës ndahet edhe nga

Kryeministrja në largim e Finlandës Sanna Marin njoftoi sot se po divorcohet nga bashkëshorti i saj Markus Raikkonen pas 19 vitesh së bashku. Të dy 37 vjeç, kanë një vajzë 5-vjeçare Emma Amalia Marin. Ata u martuan gati 3 vjet më parë në një ceremoni intime në gusht 2020. Por, çifti, të cilët kanë qenë bashkë që në moshën 18-vjeçare, sot kanë bërë të ditur se kanë bërë kërkesën për divorc.

“Së bashku kemi bërë kërkesë për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne jemi ende miqtë më të mirë, të afërt me njëri-tjetrin dhe prindër të dashur. Në vazhdim do të kalojmë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin. Ne dëshirojmë që ju të respektoni privatësinë tonë. Ne nuk do të komentojmë më tej për këtë” - ka shkruar Marin në Instagram.

Ajo është duke u larguar nga posti i kryeministres pas humbjes në zgjedhje muajin e kaluar. Kryeministrja e re u përfshi në një sërë skandalesh gjatë kohës së saj në detyrë. Në gusht të vitit të kaluar, kryeministrja u filmua duke kërcyer në mënyrë intime me këngëtarin finlandez Olavi Uusivirta. 39-vjeçari u detyra të mohonte se ata kishin një lidhje së bashku. Nuk ka asnjë sugjerim se Uusivirta është fajtor për ndarjen e çiftit. Uusivirta pohoi se ai dhe Marin ishin thjesht “miq” dhe “asgjë e papërshtatshme” nuk kishte ndodhur mes tyre në klubin e natës në Helsinki.

Pamjet treguan Marin duke e përqafuar me krahët e saj këngëtarin. Uusivirta u pa duke afruar fytyrën në qafën e saj në një moment që disa media finlandeze kanë pretenduar se ishte një puthje. Dëshmitarët u thanë mediave finlandeze në atë kohë se Marin kishte kërcyer edhe me dy burra të tjerë në mënyrë të ngjashme dhe ishte ulur në prehrin e dy të tjerëve gjatë mbrëmjes. Një tjetër video e asaj nate hodhi dyshime për përdorim droge në atë festë. Marin iu nënshtrua një testi droge pas videos, e cila doli negative. Marin njoftoi se do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Socialdemokrate në kongresin e ardhshëm të partisë në vjeshtë. ©LAPSI.al

Marin has come under fire after a video of herself partying with around 20 other revellers surfaced, with some MPs even urging her to take a drugs test

Marin is often spotted out and about with her husband Markus Räikkönen

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI