Flash

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, shkon në gjykatë dosja me të akuzuar Ibrahim Licin

Lapsi.al 10 May 2023
Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, shkon në gjykatë

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe dërgojë dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si person të dyshuar në vrasjen e Endri Mustafës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Dosja penale tashmë është dërguar në gjykatën e Shkodrës, por për shkak të mos arrestimit të Licit, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimit për një periudhë 1 vjeçare.

Prej muajit Maj 2021, Lici rezulton të jetë shpallur në kërkim nga policia, si i autor i dyshuar i vrasjes së Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën “Livadhe” në Shkodër.

Lici ka disa kohë që qëndron në Turqi, duke lëvizur lirshëm në këtë vend. Prokurorët e Shkodrës, kanë ngritur akuzën ndaj tij, duke u bazuar në dëshminë e parë që 15 vjeçari, Ergys Malja, ka dhënë në polici.

Fillimisht Malja, ka treguar se ishte ai që kishte nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën dhe së bashku ishin drejtuar në zonën e quajtur “Gropat e Eskavatorit”.

Po sipas tij, papritur i ka dalë në rrugë, Ibrahim Lici me një motor, i cili e ka qëlluar me pistoletë, Endri Mustafën, duke e lënë të vdekur në vend. Këtë dëshmi Malja e ka dhënë fillimisht në Polici dhe më pas u tërhoq duke pohuar se kishte gënjyer.

Vetëm një javë pas krimit të rëndë, policia arrestoi Ergys Maljan si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Fillimisht Malja, u dënua me 24 vite burgim nga gjykata e Shkodrës, por për shkak të moshës së mitur, dënimi i tij u reduktuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie.

Tashmë radha për tu ballafaquar me provat dhe faktet e prokurorisë, është e të pandehurit tjetër, Ibrahim Lici.

Por nga ana tjetër, vetë nëna dhe gruaja e Endri Mustafës, e kanë përjashtuar në mënyrë kategorike, implikimin e Ibrahim Licit në vrasjen e djalit të tyre.

Në dëshminë që ka dhënë përpara gjykatës së Shkodrës Fahrije Mustafa, nëna e Endri Mustafës, tregon se djalin e saj e ka vrarë Edison Arazi që në Shkodër njihet me nofkën “Coli”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI