Flash

Aksidenti me vdekje në Lezhë/ 14-vjeçari i mori makinën fshehtas babait

Lapsi.al 11 May 2023
Aksidenti me vdekje në Lezhë/ 14-vjeçari i mori makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Një automjet i drejtuar nga një 14-vjeçar, është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar i identifikuar si Frrok Lika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re.

I mituri drejtonte një mjet tip fouristradë dhe ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje për të shmangur motorin ai ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë. Mediat raportojnë se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfituar nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.

“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës”, - njofton policia.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Policia po heton për shkaqet e aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI