Flash

Charlize Theron: Nuk jam në lartësinë e Kim Kardashian

Lapsi.al 11 May 2023
Charlize Theron: Nuk jam në lartësinë e Kim Kardashian

Aktorja e njohur e njëkohësisht fituese e çmimit “Oscars”, Charlize Theron, pranon se e ka të vështirë të realizojë filma. Së fundmi në një intervistë, aktorja shpjegoi se nuk ndihet sikur ka arritur kulmin e yllit të Hollivudit dhe foli hapur rreth mundësive e biznesit që mund t’i kenë kushtuar.

“Ndjehem sikur jam në një vend, që është ashtu siç është. Edhe nëse punoj më shumë, nuk besoj se kjo do të ndryshonte nivelin e famës time. Ka qenë gjithmonë një rrugëtim mediokër. S’kam qenë kurrë ndër ata njerëz në nivelin e Kim Kardashian. Por ndihem sikur ka qenë gjithmonë kjo gjë.”

Aktorja thotë se gjetja dhe sigurimi i financimeve për filmat që dëshiron të realizojë, për të është bërë gjithnjë e më e vështirë.

“Mund të them se në të kaluarën, ishte sikur doje të kishe pak nga kjo famë, në mënyrë që të mund të bësh gjërat që vërtet dëshiron t’i bësh. Por tani është sikur po bëj budallallëqe gjithë ditën dhe njerëzit thonë: “Jo faleminderit”. Është mirë që po i bën gjërat bazuar në atë se sa të mirë janë ata kundrejt kësaj ideje të “Oh, ti je kjo gjë, dhe ne duam të bëjmë biznes me diçka tjetër”.

Theron, së shpejti do të shihet në vazhdimin e episodeve të ‘Fast X’ dhe ‘The Old Guard 2’.

Të këshilluara

Zbulohet emri i djalit të Rihanna

U bë kurioze e gjithë bota dhe s’dimë ç’e shtyu këngëtaren ta fshehë kaq gjatë emrin e të birit. Mirëpo, mediat e huaja thonë se Rihanna dhe A$AP Rocky e kanë q...

10:57

Si doja Cat mashtroi publikun për marketing

Nëse menduat se albumet e fundit të Doja Cat, ishin me të vërtetë të fundit, e keni gabim. Ajo ka zbuluar se i quajti me qëllim dy albumet e saj të fundit si ma...

09:53

Noizy dhe Jori, sëbashku në det të hapur

Noizy është shfaqur me një tjetër konkurrente të “Big Brother Vip 2”. Bëhet fjalë për modelen Jori Dellin, e cila u dallua për paraqitjen e saj në format. Ka...

16:05

Hasbulla reagon pas arrestimit

Të hënën vonë, influenceri i mediave sociale Hasbulla Nagomedov u raportua i arrestuar pasi ai ishte pjesë e një shkeljeje  të trafikut në Dagestan. Videot treg...

14:57

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI