Flash

Pas policisë, testi i drogës edhe në AMP, përjashtohen kandidatët që dolën pozitivë

Lapsi.al 11 May 2023
Pas policisë, testi i drogës edhe në AMP, përjashtohen

Ndryshimet e reja të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore të miratuara nga qeveria kanë hyrë në funksion të plotë duke u zbatuar edhe në terren.

Teksa kjo agjensi prej me shumë se 5 muajsh ka hapur aplikimet për oficerët për tu bërë pjesë e kësaj strukture, ata janë testuar edhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të siguruara nga Ora News mbi 20 persona kanë aplikuar për tu bërë pjesë e AMP-së, ndërsa 1 prej tyre është përjashtuar pasi pas testit ka rezultuar pozitiv. Po ashtu AMP do të vijojë edhe me testimin e personave të tjerë të cilët pavarësisht së janë pranuar për të qënë pjesë e institucionit, ata do të kontrollohen periodikisht.

Nga ana tjeter testi i drogës për punojësit e policisë së shtetit është ndërprerë për arsye ende të paqarta.

Fillimit testi i drogës u krye në laboratorin privat për të cilën punonjësit e policisë të cilët kishin dalë pozitivë e kundërshtuan. Sipas rezultatateve të para 1 736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë./Ora

Të këshilluara

Rama pret presidentin e Polonisë

Pas takimit që pati me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, presidenti polak Andrzej Duda është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit priti në një ta...

17:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI