Flash

Gardisti i 21 Janarit, sot kryebashkiak i PS në Burrel: Është Edi Rama, janë nja 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli (VIDEO)

Lapsi.al 12 May 2023
Gardisti i 21 Janarit, sot kryebashkiak i PS në Burrel: Është Edi

Jo pak "perla" kemi parë në këtë fushatë, e cila ditët e fundit është ndezur më shumë. Një nga këto e kanë bërë viral sot kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj i cili garon për një tjetër mandat në këtë bashki.

Në takimin elektoral të drejtuar ditën e sotme nga zv. kryeministrja Belinda Balluku, Malaj tha se i pari për këtë vend është Edi Rama, pastaj janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli dhe në fund Sali Berisha e Ilir Meta.

“Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata”, u shpreh Malaj.

Kujtojmë se Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë. Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/645e629c461aa.mp4"][/video]

Të këshilluara

8

8

07:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI