Flash

Goditet restoranti i trafikantëve shqiptarë në Belgjikë

Lapsi.al 12 May 2023
Goditet restoranti i trafikantëve shqiptarë në Belgjikë

Autoritetet belge kanë goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në qytetin e Atwerp. 30 persona janë vënë në pranga nga kontrolli i rreth 30 banesave. Një pjesë e të arrestuarve janë shqiptarë. Në fokus ka qenë një restorant i quajtur “Atwerp Grill” në pronësi të shqiptarit Labinol L. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar aktivitetin e drogës, si edhe një sërë aktivitetesh dhe mallrash të paligjshme.

Hetimi filloi një vit më parë pas dyshimeve se në këtë restorant shpërndahej kokainë. Vendi frekuentohej nga shqiptarë, me precedentë të mëparshme penale për vjedhje, kontrabandë armësh, falsifikim parash dhe blerjen dhe shitjen e drogës. Të dyshuarit mbanin kontakte të ngushta me një spanjoll që kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve. Banda përdorte edhe pasaporta false dhe patenta shoferi.

Hetimi është zgjeruar më tej në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor dyshohet se kanë bashkëpunuar në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave. Pas marrjes në pyetje, një gjyaktë do të vendosë për arrestimin e të dyshuarve.

Policia sekuestroi 4 armë zjarri, dy silenciatorë, municione, jelek antiplumb, 35 mijë euro cash në Belgjikë dhe 25 mijë euro cash në Spanjë, 1.3 kg hashash, rreth 8 kg kokainë, disa ora luksoze, 13 makina dhe 1 shtëpi lëvizëse. Restoranti u mbyll ndërsa u ushtrua kontroll në një kantier ndërtimi ku mund të pastrohen paratë e krimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI