Flash

Si u vodh floriri në Krrabë/ Meta flet për herë të parë: Rama ishte ministër

Lapsi.al 12 May 2023
Si u vodh floriri në Krrabë/ Meta flet për herë të

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë ka folur për herë të parë për çështjen e vjedhjes së floririt në Krrabë në kohën që ai ka qenë kryeministër. I pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania për epitetin “Like Floriri” që e përsërit shpesh kryeministri Rama, Meta tha se edhe vetë ai ishte ministër në qeveri në atë kohë. Meta tha se zbulimi i ngjarjes në atë kohë u bë me urdhër të tij.

“Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ky ka qenë ministër i qeverisë sime. Ka qenë pjesë e asaj qeverisë që ky thotë “Like Floriri”, Anastas Angjeli ka qenë ministër i Financave, që vazhdon të jetë me Partinë Socialiste, Spartak Poçi ka qenë ministër i Brendshëm dhe Shkëlqim Cani ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Ky ka qenë pjesë e kësaj qeverie, por jo vetëm kaq. Ka qenë iniciativa dhe urdhri im si kryeministër që u bë verifikimi i atij vendit në Kërrabë ku ruhej floriri dhe ka ardhur përgjigjja nga Banka e Shqipërisë dhe autoritetet që kishin detyrë për këtë çështje se nuk është bërë asnjë dëmtim i futjes në këtë vend. Kam thënë a është bërë verifikimi fizik, më thanë jo. U bë verifikimi fizik me urdhrin tim dhe pasi u bë kjo doli diferenca për të cilën u nis çështja. Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn”.

Ky edhe pas vitit 2000 u bë kryetar bashkie i ndihmuar nga unë. Në vitin 2007 përsëri edhe në vitin 2013. Po ky kur i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur u bëra drejtues i Parlamentit apo President. Pse u bëra tani “Like Floriri? Likja jo vetëm që kurrë nuk u ble nga ky , kurrë nuk u shantazhua, por Likja ia ka shkatërruar të gjitha planet e tij. I tregoi të gjithë botës për Ramaformën e tij që arreston tjetrin në 12 të natës”, - tha Meta.

Në emision ai përmendi edhe bashkitë që do të fitohen 100% nga opozita më 14 maj. Ai tha se ka besim dhe mbështet deri në fund të gjithë kandidatët, ndaj nuk mund të thoshte ndonjë bashki specifikisht ku kishte dyshime.

“Korça, Saranda, Kukësi, Tropoja nuk diskutohen. Këto do dalin, nuk ka nëse... Kjo është e qartë. Unë e shoh. E ndjej kudo. Shikoni çfarë bën Edi Rama! Ble ndjekës përditë nga Bangladashi, nga Irani, për të treguar fiktivisht në rrjete sociale që gjoja ka ndjekës sepse epërsia e kandidatëve të opozitës është e jashtëzakonshme” – deklaroi Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gruaja godet burrin me thikë në Paskuqan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në një familje në Paskuqan. Sipas policisë rreth orës 20:50, një shtetase me iniciale R. A., dysh...

21:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI