Flash

The Times: Kënga e Shqipërisë një vajtim mistik

Lapsi.al 12 May 2023
The Times: Kënga e Shqipërisë një vajtim mistik

Megjithëse Shqipëria ishte e para që u kualifikua në finalen e “Eurovision”, kënga jonë nuk ka patur simpatinë e të përditshmes britanike “The Times”.

Ajo e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.

“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times.

E përditshmja e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet, megjithatë “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes mori votat maksimale nga juria dhe publiku.

Të këshilluara

Shqipëria arrin finalen e Eurovision

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’. Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familj...

10:03

Liam Payne i jep fund lidhjes me modelen

Liam Payne thuhet se është ndarë nga e dashura e tij modele Kate Cassidy pasi ajo besohet se është larguar nga shtëpia e tij. Artisti dhe modelja amerikane, ...

16:18

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI