Flash

Beleri transferohet drejt Tiranës, çështja në dorë SPAK

Lapsi.al 13 May 2023
Beleri transferohet drejt Tiranës, çështja në dorë

Ky është momenti kur patrulla e Policisë, shoqëron kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Vlorës. Mediat raportojnë se Beleri do të shoqërohet fillimisht në komisariatin e Vlorës, e më pas do të sillet drejt Tiranës.

Ndërsa furgoni me Belerin ishin duke u nisur, të afërmit që qëndronin në pritje, brohoritën: Do të fitojmë!

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.

Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Sipas policisë, hetimet nisën katër ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Të këshilluara

Avokati i Belerit: Proces me akuza politike

“Proces dhe akuzë politike”, -kështu e ka konsideruar avokati i Fredi Belerit akuzën e ngritur ndaj kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës. ...

14:06

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI