Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Çfarë roli luan Taulant Balla në shkatërrimin e opozitës

Lapsi.al 13 May 2023
Çfarë roli luan Taulant Balla në shkatërrimin e

Publikimi i videos së takimit Basha-Balla po krijon një ide të shtrembër se cili është në fakt mëkatëri në këto imazhe. Një shumicë komentuesish në rrjetet sociale i janë përveshur mbarë e prapë ish kreut të PD-së. Pozita e tij është rënduar nga disa faktorë.

Së pari, sepse kjo video u publikua në kuadrin e fushatës së aktorëve, sportistëve dhe këngëtarëve që i bëjnë gojore pushtetit. Shitja ose dorëzimi përpara më të fortit po kalon në kufijtë e neverisë.

Së dyti, sepse për Bashën gjithmonë kanë qarkulluar në ajër akuzat për flirtime me pushtetin.

Dhe së treti, duke qenë se ajo i shërben ilustrimit të tezës kryesore të opozitës reale, se ka një tufë mercenarësh që përdoren nga Rama, mbështetësit e Berishës dhe të Metës po e telendisin si simbolin që vërteton argumentat e tyre. Dhe në favor të kësaj linje Basha rëndohet shumë më tepër sesa Balla në komentet që i bëhen këtyre imazheve.

LEXO ME TEJ:

Del VIDEO/ Takim i fshehtë mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës?

Në fakt, një analizë e ftohtë e zhveshur nga zhurma e demokratëve dhe e pa ndikuar nga reduktimi që rilindasit duan ti bëjnë efektit të kësaj ngjarjeje, vërteton totalisht të kundërtën. Ai që del më i damkosur nga imazhet e publikuara nga Syri TV është Taulant Balla, sepse në binomin e mbrapshtë mes dikujt që korrupton dhe atij që dorëzohet, fajin kryesor e ka i pari.

Edhe politikisht për Taulant Ballën kjo që ka ndodhur është një autogol. Ai dhe sidomos Rama e kanë ngritur propagandën e tyre në funksion të idesë se Berisha dhe Meta janë të mabaruar, të pafuqishëm dhe të braktisur nga shqiptarët. Në emër të kësaj ata refuzuan debatet zgjedhore, në emër të kësaj kryeministri tha nuk bashkëpunojmë me ata që votojnë kandidatët e non gratas, në emër të kësaj ata po e trajtojnë “Bashkë fitojmë” si një koalicion të padenjë dhe të pashpresë.

Kur u pyet në Opinion se a e shqetësone fakti se opozita kryesore mund të mbetej e papërfaqësuar në zgjedhje, Rama u përgjigj me indiferencë se ky nuk ishte preokupim për të.

Videoja / Të vërtetat e “takimit sekret’ Basha-Balla

Por, faktet tregojnë të kundërtën. Prej tyre rrezulton se pushteti po bënë gjithçka për të përçarë PD-në dhe për të mbajtur në këmbë një fraksion të vulës që nuk përfaqëson asgjë. Ashtu siç shihet edhe në kronologjinë e Lapsi.al, pas këtij takimi sekret të pretenduar në 3 dhjetor kanë ndodhur një mori vendimesh gjykate, KQZ-je, KASI dhe kolegji zgjedhor që kanë zhveshur opozitën reale nga të drejtat që i takojnë.

A mund të bëhej kjo pa ndihmën e një pushteti autoritarist? Natyrisht që jo? A mund të arrihej deri këtu pa ndihmën e një tufe burash plangprishës brenda PD-së? Në asnjë mënyrë.

Andi Bushati: Karagjozë me vulë

Në raste të shumta që nga mënyra se si bën “deal"-et në parlament e deri se si ka ndikuar me drejtësinë, Taulant Balla është akuzuar se ka marrë përsipër të jetë ekzekutuesi i këtij misioni. Prandaj dalja edhe me pamje e takimit të tij të mundshëm me Bashën, rëndon më shumë atë sesa ish kreun e PD-së. Ky i fundit është jashtë loje dhe i braktisur madje edhe të tijët.

Ndërsa Ballës me provën se ai punon gjithë ditën për të përçarë opozitën, i bie gjithë fabula propogandistike e indiferencës dhe moskokçarjes që tregojnë ndaj non gratas. Rilindja po bën çështë e mundur për ti rrëmbyer Berishës atë që i takon, vulë, sigël, komisionerë, numërues, financim për zgjedhje e kështu me radhë. Dhe nëse videoja e publikuar është një idicie më shumë për këtë lojë që luhet nën rrogoz, e kamufohet me mospërfillje, kjo nxjerr zbuluar lojën e Taulantit. Prandaj ndryshe nga perceptimi goditja më e madhe e publikimit të video është për të. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI