Flash

KQZ: Të hiqen materialet propagandistike të vendosura 300 metra nga qendrat e votimit

Lapsi.al 13 May 2023
KQZ: Të hiqen materialet propagandistike të vendosura 300 metra nga

Ndërsa edhe pak orë na ndajnë nga zgjedhjet vendore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike të partive politike. Në vendimin e sotëm, KQZ shprehet se këto materiale propagandistike të subjekteve zgjedhore nuk do të lejohen në një distancë jo më të vogël se 300 metra. Për heqjen e tyre KQZ ka ngarkuar policinë e shtetit, policitë bashkiake dhe subjektet zgjedhore.

VENDIM

PËR HEQJEN E MATERIALEVE PROPAGANDISTIKE TË SUBJEKTEVE ZGJEDHORE NGA TË GJITHAEKRANET LED WALL NË AFËRSI TË QV-VE, KZAZ-VE DHE VNV-VE

Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronjat “dh”, “f”, “n”, dhe 2, si dhe të udhëzimit nr. 6, datë23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”,

VENDOS:

1. Heqjen e menjëhershme të të gjitha materialeve propagandistike të subjekteve zgjedhore nga të gjitha ekranet LED Wall në distancë më të vogël se 300 metra nga selitë e QV-ve,KZAZ-ve dhe VNV-ve.

2. Ngarkohen subjektet zgjedhore, Policia e Shtetit dhe policitë bashkiake për zbatimin e këtijvendimi.

3. Ky vendim do ju njoftohet subjekteve zgjedhore, Policisë së Shtetit si dhe PoliciveBashkiake nëpërmjet postës elektronike.

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI