Flash

A do të njohë zgjedhjet/ Berisha: Unë do marr përgjegjësitë e mia

Lapsi.al 14 May 2023
A do të njohë zgjedhjet/ Berisha: Unë do marr

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur se a do të njohë zgjedhjet nëse rezultatet do të flasin për një humbje të opozitës. Berisha tha se do të mbrohet çdo votë.

“Ne do të mbrojmë votën. Ne jemi në proces të mbrojtjes së votës. Unë ftoj shqiptarët që të lexojnë sic duhet deklaratën time. Ai bëri gjithçka që ne të mos hynim në proces, ajo nuk është taktika ime. Nuk mundem unë që me apriori të bëj qëndrime.

Ishte lehtësisht e parashikueshme, por për mua nuk janë hipoteza pune. Unë bazohem në prova. Rama ka bërë gjithçka për të deformuar këto zgjedhje. Nuk jap shifra se sa do të fitojë opozita, por ne kemi dominuar në mbarë vendin.

Kemi pasur poll-et tona që na tregonin të njëjtën gjë. Jam këtu për të ftuar numëruesit që të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë lloj ndikimi. Ata janë nën presionin e bandave dhe oligarkëve të qeverisë” – tha Berisha.

Ai u pyet edhe për rezultatin e dobët që opozita ka marrë për këshillat bashkiakë në Elbasan, Kamzë dhe Vorë.

“Ne kemi pasur përparësi kandidatët. Partitë e tjera të koalicionit kanë marrë mbështetjen tonë për këshillat bashkiakë” – tha Berisha që tha se për çdo lloj rezultati do të mbajë përgjegjësi.

“Statuti do zbatohet pikë për pikë. Statuti ka parashikuar përgjegjësi. Në zgjedhjet lokale si rregull, rivotimin e kryetarit të partisë nga anëtarësia. Është automatike kjo. Kjo bëhet automatikisht” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Në një deklaratë për mediat, kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia falenderoi të gjithë ata që organizuan procesin zgjedhor, po ashtu ai falënderoi edhe tru...

21:00

Përfundon votimi/ Reagon Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të votimeve. Meta ka falënderuar qytetarët për votimin, ndërsa është shprehur se tani vazh...

20:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI