Flash

Humbi Elbasanin, Vorën e Kamzën/ Berisha hedh dyshime tek aparaturat

Lapsi.al 14 May 2023
Humbi Elbasanin, Vorën e Kamzën/ Berisha hedh dyshime tek aparaturat

Ish-kryeministri Sali Berisha çka hedhur dyshime tek aparaturat e votimit dhe numërimit elektronik për bashkitë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës ku forca e tij humbi. Berisha tha se do të kërkohet auditim i aparaturave pas dyshimeve për manipulim të votave.

“Për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta. Janë mediat që kanë paraqitur dëshmi për transformim të votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë auditim të aparaturave. Së dyti kodi zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta kur dyshohet në devijimin e rezultatit nga aparaturat. PD do të ushtrojë të gjitha të drejtat e saj për rezultatin.

Ku ka dyshime për rezultatet do të bëhet auditim. Kanë dalë disa mediat që kanë deklaruar dhe që kanë thënë se kam votuar për një kandidat dhe në ekran më ka dalë kandidati tjetër. Nuk jam unë që i jap përgjigje kësaj. Kush ka dyshime për transformimin e votës së tij të bëjë transparencë. Votimi elektronik konsiderohet një rezultat paraprak.

Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por ne kemi bërë një monitorim të shkëlqyer të procesit. Nuk kemi ndjekur praktikën e denoncimit të akteve skandaloze që kemi zbuluar pasi nuk dëshironim të dekurajonim zgjedhësit. Pjesëmarrjen për zgjedhje vendore unë e konsideroj një pjesëmarrje të mirë” – tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Në një deklaratë për mediat, kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia falenderoi të gjithë ata që organizuan procesin zgjedhor, po ashtu ai falënderoi edhe tru...

21:00

Përfundon votimi/ Reagon Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të votimeve. Meta ka falënderuar qytetarët për votimin, ndërsa është shprehur se tani vazh...

20:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI