Flash

KQZ: Ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë

Lapsi.al 14 May 2023
KQZ: Ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilrijan Celibashi në një komunikim për mediat ka bërë një pasqyrim të procesit zgjedhor të deritanishëm.

Gjithashtu Celibashi është ndalur tek denoncimet që KQZ ka marrë, për të cilët tha se më të shumtat lidhen me parregullsi nga ana e komisionerëve, si edhe denoncime për votime familjare apo edhe intimidime.

Po ashtu tha se janë 4497 qendra votimi që në kohë reale përcjellin informacion në KQZ, ndërsa shtoi se ka pasur 927 tentativa për votim të dyfishtë.

“Kemi disa informacione lidhur me denoncimet. Deri tani në KQZ, qoftë nëpërmjet platformës, janë 29 denoncime të paktën formalisht ose zyrtarisht të prezantuar në mënyrë formale. Janë bërë denoncime nga subjekte zgjedhore, 3 nga PS, 1 nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Në dy raste janë bërë denoncime për kandidatin në Elbasan dhe kandidatin në Tiranë, për heshtjen zgjedhore. Janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm, përgjithësisht bashki si Tirana, Elbasani, Kamza , Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. 

Denoncimet lidhen kryesisht me parregullsi në ushtrimin e detyrës nga Komisionerë, ka ankesa. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes. Ka denoncime edhe me postime me përmbajtje elektorale në rrjete sociale. Dhe së fundmi denoncimet lidhen edhe me votime familjare, në disa bashki. 998 mijë 633 votues apo persona që janë identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI