Flash

Shembulli për t'u marrë nga turqit/ Sakrifikojnë gjithçka për të votuar (FOTO)

Lapsi.al 14 May 2023
Shembulli për t'u marrë nga turqit/ Sakrifikojnë

Në një kohë kur pjesëmarrja e votuesve në vendin tonë është më e ulët krahasuar me atë të vitit 2021, shembull krejt i kundërt vjen nga Turqia. Pjesëmarrja në zgjedhjet që po mbahen në Turqi ditën e sotme duket se është e madhe. Mediat turke raportojnë se që nga mëngjesi i së dielës qytetarët që kanë të drejtë vote për të vendosur mes presidentit aktual Recep Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu vijojnë të paraqiten me mijëra.

Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë parashikimet për këtë vit pasi mund të shihen qytetarë në karrige me rrota apo me barela që paraqiten për të mbështetur një nga dy kandidatët. Mes atyre që kanë votuar sot është edhe 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e moshuar në Detin e Zi, e cila refuzoi të votonte përmes aplikacionit në celular dhe u paraqit për ta hedhur vetë votën e saj në kuti.

Mediat kapën dhe rastin e një gruaje e cila shoqërohej nga djali i saj drejt qendrës së votimit, ndërsa ai mbante në dorë një bombol oksigjeni në dorë. Ndërkohë, një 84-vjeçar në Bursa u dërgua në qendrën e tij të votimit me ambulancë.foto galeri foto galeri foto galeri

 

Të këshilluara

Yuri Kim si vëzhguese edhe në Elbasan

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të m...

18:51

Zbulohet pjesëmarrja deri në orën 18:00

Rritet pjesëmarrja deri në orën 18:00. 36.39% e zgjedhësve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për 2662 nga 5213 qendra votimi. !function(){"use st...

18:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI