Flash

Opozita turke akuzon Erdogan për rezultatet e rreme të fitores

Lapsi.al 14 May 2023
Opozita turke akuzon Erdogan për rezultatet e rreme të fitores

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Agjencia Anadolu e udhëhequr nga shteti, janë numëruar 71 për qind e totalit të votave dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan kryeson garën presidenciale me 51,1 për qind.

Rivali i tij kryesor, Kemal Kiliçdaroglu merr 43.1 përqind dhe një tjetër kandidat i opozitës Sinan Ogan merr 5.3 përqind të votave totale.

Aleanca Popullore e Erdoganit merr 52.8 për qind të votave të përgjithshme ndërsa Aleanca e Kombit e Kilicdaroglu merr 32.9 për qind.

Aleanca e tretë e madhe, Aleanca Socialiste e Punës dhe Lirisë merr 8.9 përqind të votave totale.

Por partitë opozitare turke njoftuan se agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency po manipulon rezultatet e zgjedhjeve. Sipas Agjencisë së Lajmeve ANKA, Erdogan kryeson në sondazhe, por me 48.22 për qind ndërsa Kiliçdaroglu merr 46.21 për qind.

Partitë opozitare turke pretenduan se Anadolu Agency po manipulon rezultatet e zgjedhjeve dhe shtuan se Kiliçdaroglu kryeson garën.

Ekrem Imamoglu, kandidat për nënpresident nga Partia Popullore Republikane kryesore opozitare, CHP akuzoi Anadolu Agency për manipulim me rezultatet e zgjedhjeve.

“Kemal Kilicdaroglu do të zgjidhet president sonte. Ne nuk i njohim rezultatet e Anadolu Agency”, tha Imamoglu.

Agjencia Anadolu e udhëhequr nga shteti po raporton rezultatet e para gjysmë zyrtare në vend, bazuar në rezultatet paraprake të mbledhura nga gazetarët e saj në qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Deri më tani, sipas Anadolu Agency, janë numëruar më shumë se 38 për qind e totalit të votave dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan kryeson garën presidenciale me 52.8 për qind ndërsa rivali i tij kryesor Kilicdaroglu ka marrë 41.2 për qind të votave totale.

Që kur Anadolu Agency shpalli rezultatet, presidenti Erdogan humbet vazhdimisht vota.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI