Flash

'Vendoret'/ Komisionerët e Alibeajt “harrojnë” të shkojnë në qendrat e votimit

Lapsi.al 14 May 2023
'Vendoret'/ Komisionerët e Alibeajt “harrojnë”

Ndonëse ka nisur votimi në të gjithë vendin që në mëngjes, nga Fieri denoncohet mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike. Denoncimi për këtë rast ka ardhur nga deputeti i Fierit Luan Baçi.

Po ashtu, edhe në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore, përveçse në Dropull. Edhe këtu komisionerët e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn nuk janë paraqitur në KZAZ për tërheqjen e këtyre materialeve. Materialet janë tërhequr në vetëm 7 qendra nga 37 qendra votimi për këtë bashki.

Sakaq, ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së së vulës në qendrat e votimit. Ndërkohë komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur.

Të këshilluara

Suedia fiton “Eurovision 2023”

Fituese e Eurovision 2023 është shpallur Suedia. Finlanda është radhitur e dyta me 526 vota, pasuar nga Izraeli me 362 vota. Italia mori 350 vota, ndërkaq...

01:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI