Flash

Dalin rezultatet/ Hapen kutitë e para për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Lapsi.al 15 May 2023
Dalin rezultatet/ Hapen kutitë e para për Këshillin Bashkiak

Janë hapur kutitë e para për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Nga 42 kuti të numëruara nga 941 gjithsej janë vënë re disa rezultate interesante. Kështu Partia Socialiste numëron deri tani 32 këshilltarë duke mbajtur mazhorancën në këtë këshill.

Pas socialistëve vjen koalicioni “Bashkë Fitojmë” i aleancës Berisha – Meta që ka 17 anëtarë. Me kutitë e hapura deri tani PD e vulës merr vetëm 4 këshilltarë, Partia Socialdemokrate numëron 3 këshilltarë dhe nga 1 anëtar: Partia Republikane, Aleanca Progresiste LZHK, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë.

Këshilli bashkiak i Tiranës

PS – 32 anëtarë

“BF” – 17 anëtarë

PD – 4 anëtarë

PSD – 3 anëtarë

PR – 1 anëtar

AP-LZHK – 1 anëtar

PDIU – 1 anëtar

Nisma Thurje – 1 anëtar

Lëvizja Bashkë – 1 anëtar

Të këshilluara

PS fiton edhe Mallakastrën

Ndonëse kandidatura e tij u vu në pikëpyetje gjatë fushatës zgjedhore, ku opozita kërkoi përjashtimin e tij nga gara, Qerim Ismailaj ka fituar bashkinë e Mallak...

16:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI