Flash

Flet Rama: Falënderoj demokratët që nuk votuan

Lapsi.al 15 May 2023
Flet Rama: Falënderoj demokratët që nuk votuan

“Kjo është një fitore shumë e madhe, ndjehem shumë i vogël nga harta e fitores”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas daljes së pjesës më të madhe të rezultateve.

“Kemi nevojë që të ruhemi nga era dehëse nga një fitore si kjo. Kam shumë nevojë të shkoj në Shkodër për një tur falënderimi” – tha Rama që mes falënderimeve u drejtoi edhe një mesazh demokratëve që “iu përgjigjën thirrjes së tij për të mos shkuar për të votuar”.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vetë ndihem shumë i vogël, përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin përsëri këtë vend mprapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion revolucionar drejt përmbysjes së qeverisë. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që donin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore” - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI