Flash

FOTOT/ Kush janë të rinjtë që i sjellin fitoret Partisë Socialiste?

Lapsi.al 15 May 2023
FOTOT/ Kush janë të rinjtë që i sjellin fitoret Partisë

Në orët e vona të natës së sotme, Edi Rama hodhi një foto në rrjetet sociale, ku nxorri një grup të rinjsh që punojnë në zyrat në katet e sipërme të godinës së Partisë Socialiste. Foto kishte shkëputur një moment pune nga një grup të rinjsh që monitoron mediat dhe rezultatin minutë pas minute dhe këta Rama i prezantoi si "superskuadra që i organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore". Foto më poshtë:

Qëllimi i publikimit të kësaj fotoje ishte për të treguar se Partia Socialiste nuk e arrin fitoren përmes kërcënimeve, shantazheve, blerjen e votës, partneritetit me krimin, shfrytëzimin e administratës shtetërore, keqpërdorimin e aseteve të pushtetit, kapjes së mediave, përmes vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve, bashkëpunimit me oligarkët, marrja e logos dhe vulës së PD nga demokratët etj etj.

Qëllimi i publikimit të fotos më lart ishte për të treguar se PS i fitoi bashkitë përmes një metode pune të ngjashme me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kur festoi fitoren në Vorë në hollin e Partisë Socialiste, Erjon Veliaj u shfaq me një të ri tjetër, që nuk përfaqëson tipikisht aktivistin e angazhuar me laptop në prehër.

Ai është Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, për të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione vitin e kaluar për shkak të metodave jo aq perëndimore, që përdorte në fushatën zgjedhore.

Departamenti i Thesarit njoftoi se “ai [Rakipi] është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsion në, ose për llogari të, ose ndryshe të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose me një zyrtar aktual apo të shkuar, në çfarëdolloj niveli të qeverisë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si përvetësim i aseteve publike, shfrytëzim i aseteve private për përfitim personal ose qëllime politike, apo ryshfet.”

Njoftimi komentoi gjithashtu në mënyrë të përgjithshme se “grupe të shumta” të krimit të organizuar, kanë ofruar në Shqipëri para, dhurata, premtime për vende pune apo koncesione në shkëmbim të votave për partinë e tyre të parapëlqyer politike. Rakipi, thuhej në njoftim, “ka përdorur ndikimin e tij politik për të emërtuar njerëz të vet në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.

Dy modelet që përfaqësojnë të rinjtë janë dy botë të ndryshme. Kë të besojmë?

Departamentit Amerikan të Shtetit, që thotë se votat për Partinë Socialiste u mblodhën sipas njoftimit më lart? Apo Edi Ramën? Që na tregon një grup të rinjsh në një zyrë të PS, duke bërë parashikime me algoritme shkencore...

Të këshilluara

Luçiano Boçi reagon pas humbjes në Elbasan

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore. Në një status në Facebook, Boçi ka falën...

00:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI