Flash

"Kriza e makaronave" godet Italinë

Lapsi.al 15 May 2023
"Kriza e makaronave" godet Italinë

Qeveria italiane ka mbledhur një komision për të trajtuar çmimet e makaronave që janë rritur dy herë më shumë se norma e inflacionit në vend.

Sipas zyrtarëve italian çmimi i këtij produkti primar në shportën e vendasve është rritur me 17.5% nga viti i kaluar deri në mars të këtij viti.

Norma e inflacionit në Itali është 8.1%, sipas Bankës Qendrore Evropiane. Ndërsa kostoja mesatare e makaronave ka tejkaluar 2.20 dollarë për kilogram në Itali, kur afërsisht 60% e popullsisë i konsumon çdo ditë.

Grupet e konsumatorëve kanë paraqitur një ankesë duke pretenduar spekulime që prodhuesit e makaronave ia atribuojnë çmimet në rritje faktorëve që përfshijnë rritjen e kostove të energjisë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit.

Aktivistët thonë se për shkak se makaronat zakonisht bëhen vetëm me grurë të fortë dhe ujë, çmimi duhet të jetë afërsisht në përpjesëtim me çmimin e grurit. Çmimi i grurit është ulur 30%, sipas grupit për të drejtat e konsumatorit “Assoutenti”.

Michele Crippa, një profesor i shkencës gastronomike në Itali u shpreh se rritja e çmimit të makaronave i atribuohet pushtimit rus të Ukrainës, që ai tha se rriti çmimet e ushqimeve në përgjithësi dhe energjisë.

Të këshilluara

Risitë e reja të Google

Google do të zbulojë ofertat më të fundit të inteligjencës artificiale në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të mërkurën, së bashku me produkte të reja du...

14:46

Cilët janë tiparet e gruas "perfekte"

Fytyra dhe trupi i përsosur nuk janë vetëm një fat i mirë gjenetik ose punë e palodhshme në palestër. Është gjithashtu një lojë me numra. Të paktën në këtë përf...

16:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI