Flash

Mamaja e Cristiano Ronaldos: Ai nuk do ndahet nga Georgina

Lapsi.al 15 May 2023
Mamaja e Cristiano Ronaldos: Ai nuk do ndahet nga Georgina

Raportohet se ka shenja të një krize mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez. Thashethemet përfshijnë edhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores Dos Santos Aveiro dhe theksojnë se çifti madje po mendojnë të ndahen.

Megjithatë, Dolores Aveiro ka mohuar se djali dhe nusja e saj do i japin fund lidhjes. Duhet theksuar se shtypi portugez, spanjoll, madje edhe arab kishte raportuar tashmë se marrëdhënia mes Georgina dhe Dolores Aveiro nuk është ideale.

Raportimet në të kaluarën tregonin se nëna e Ronaldos kishte probleme edhe me ish-partneren e tij, modelen ruse Irina Shayk, me thashethemet që pretendonin se ajo qëndronte pas ndarjes së tyre. Ndërkohë, Ronaldo ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi u largua nga Manchester United për t'u transferuar në Arabinë Saudite dhe zbriti në stol në Kupën e Botës 2022.

"Gjithçka është një gënjeshtër. Të gjitha çiftet debatojnë, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër", tha Dolores Aveiro. Kur ai të vendos t'i japë fund karrierës së tij, Cristiano pritet të kthehet në Spanjë dhe të vendoset në shtëpinë e tij në Madrid me familjen e tij./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI