Flash

Për herë të parë në Shkodër/ Rama drejt fitores së bastionit të PD-së

Lapsi.al 15 May 2023
Për herë të parë në Shkodër/ Rama drejt fitores

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas fitores historike dhe "surprizës" që ka arritur Partia Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit në kryeqendrën e veriut.

Rama ka zgjedhur që urimin ta bëjë në dialektin shkodran, ku ka postuar dhe videon e kandidatit, Benet Beci.

“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër… I LOVE YOU”, shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë,  në Shkodër vijon procesi i numërimit,  ku nga 247 kuti në total, deri më tani janë numëruar 212 prej tyre. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Benet Beci ka marrë deri më tani 29234 vota ose 60.28 %.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryetari aktual, Bardh Spahia ka marrë 19265 vota ose 39.72 %. Duket se në këto zgjedhje, Shkodra ka “braktisur” të djathtën, duke i besuar për herë të parë pas 32 vitesh partisë socialiste.

Të këshilluara

Partia Socialiste fiton në Belsh e Sarandë

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Sarandës dhe të Belshit ku kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste. Arif Tafani ka siguruar mandatin e ra...

10:55

Fredi Beleri fiton Himarën nga burgu

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri fiton Himarën, sfidon kandidatin e PS, Jorgo Goro. Teksa po numërohet kutia e fundit e votimit, Beleri kryeson me ...

10:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI