Flash

Sako kryeson ndaj Igli Carës në Durrës, kandidatët e PS drejt fitores edhe në Shijak e Krujë

Lapsi.al 15 May 2023
Sako kryeson ndaj Igli Carës në Durrës, kandidatët e PS

Në bashkinë e Durrësit vijon numërimi. Deri më tani janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej. Kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’. Diferenca mes dy kandidatëve është me 2690 vota.

Në bashkinë e Shijakut janë numëruar thuajse gjysma e kutive dhe deri më tani kryesues është kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave, përkundrejt 29.65 % të rivalit nga Bashkë Fitojmë, Rezart Tusha.

Kruja është një tjetër bashki e këtij qarku ku sërish kryesues është kandidati i Partisë Socialiste Artur Bushi me 63.02 % të votave.

Të këshilluara

Numërohet kutia e parë e votave në Kavajë

Pas afro 12-orësh nga mbyllja e procesit të votimit ka nisur numërimi në Kavajë. Deri më tani është numëruar vetëm kutia e parë. Sipas rezultateve paraprake nga...

07:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI