Flash

3 të vrarë dhe 6 të plagosur në një sulm me armë në Nju Meksiko

Lapsi.al 16 May 2023
3 të vrarë dhe 6 të plagosur në një sulm me armë

Të paktën tre persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën të hënën pas të shtënave në Farmington, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit në Nju Meksiko. Sipas tyre, kjo shkaktoi mbylljen e të gjitha shkollave në qytetin e Farmingtonit.

“Ka shumë viktima civile”, thuhet në një njoftim të policisë së Farmingtonit, të postuar në Facebook. Zyrtarët thanë se një person i dyshuar u vra nga policia në vendngjarje.

Një polic i qytetit të Farmington dhe një polic i shtetit të Nju Meksikos, u qëlluan me armë, thuhet në deklaratën e policisë. Ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në Qendrën Mjekësore Rajonale në San Juan.

“Identiteti i të dyshuarit ende nuk dihet dhe nuk ka kërcënime të tjera të njohura për momentin”, tha policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI