Flash

31-vjeçarja nga Elbasani zgjidhet kryetare bashkie në Itali

Lapsi.al 16 May 2023
31-vjeçarja nga Elbasani zgjidhet kryetare bashkie në Itali

Sindi Manushi, një 31-vjeçare nga Elbasani është zgjedhur kryetare e bashkisë në qytezën italiane të Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Itali. E reja shqiptare u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate. Në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali. E reja shqiptare thotë se nuk e ka mohuar kurrë origjinën, por se ndihet dhe gëzon të drejtat si një qytetare italiane.

“Ishte një shqetësim të dielën, kur njerëzit nuk shkonin të votonin. Ne nuk flinim dhe më pas gjërat shkuan më mirë të hënën, veçanërisht falë të moshuarve dhe arritëm kuorumin prej 48.31%.

Jam krenare për origjinën time shqiptare, por kam një kohë të gjatë në Itali dhe ndihem me të gjitha një qytetare italian. Unë kam jetuar gjithmonë në Pieve di Cadore, përveç një paranteze universitare në Trento, për të përfunduar studimet për drejtësi.

Fillimisht ishte e vështirë, pati një periudhë hutimi. Vijmë nga një vend shumë i ndryshëm nga Italia dhe mbi të gjitha nga një qytet industrial, Elbasani. Lëvizja nga Elbasani në Pieve ishte një tronditje dhe mund ta imagjinoni pse. E mbaj mend shumë mirë jetën e parë, për mua ishte një risi absolute.

Përshtatja me zakonet e Pieve, gjuha italiane. Edhe nese në Shqipëri transmetohen kanalet italiane. Që fëmijë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas lajmeve dhe politikës, jam rritur edhe me Carrà-n dhe Sanremon.

Politika nuk ishte në perspektivë. Unë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas politikës, si një interes i pastër për çështjet publike. Por jo, nuk ishte në plane. Më pas para disa muajsh lindi kjo ide dhe lindi “Pieve futuro”.

Unë shoh një Pieve shumë të përgjumur dhe një strukturë sociale të prekur nga pandemia. Kemi humbur disi sensin e komunitetit dhe kultivohen më shumë individualizmat, për fat të keq një prirje kombëtare. Pieve ka spikatur gjithmonë si një qendër grumbullimi, dua që ajo të bëhet sërish një” – tha shqiptarja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI