Flash

"Vdes George Soros"/ Kush e hapi lajmin e rremë për shuarjen e miliarderit

Lapsi.al 16 May 2023
"Vdes George Soros"/ Kush e hapi lajmin e rremë për shuarjen
Ka ardhur reagimi i vetë George Soros pas një lajmi pak para mesnatës së djeshme, të hënën, në Twitter, se multimilioneri i famshëm kishte dhënë frymën e fundit. “Thashethemet se kam pasur atak në zemër janë të rreme. Unë jam gjallë dhe mirë”, - shkroi Soros në llogarinë e tij zyrtare në Twitter herët të martën. Thashethemet për vdekjen e Soros u ndezën nga një postim në llogarinë “Politics For All Ireland” me vetëm 3 ndjekës në Twitter – një postim që është fshirë. Ky postim u ndihmua të bëhej viral nga një llogari në Twitter që i përket një teoricieni të njohur konspirativ. "Daily Mail" shkruan se postimi i të cilit thoshte se Soros kishte “pësuar një atak në zemër”. Postimi i tij u shpërnda nga 750 mijë perosna të tjerë në mënyrë të rrufeshme,  Mohimi i parë erdhi nga një përfaqësues i Fondacionit George Soros, i cili i pyetur për këtë tha se “George Soros është gjallë dhe mirë. Thashethemet në rrjetet sociale se ai ka pësuar një atak në zemër dhe ka vdekur janë të rreme”. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që George Soros “vdes” pasi në vitin 2013 Reuters bëri një gabim dhe publikoi një nekrologji për multimilionerin amerikan, i cili mbeti “në ajër” për rreth 30 minuta përpara se agjencia e lajmeve të kërkonte falje”. Janë disa teori mbi arsyet e sulmeve ndaj Soros. Multimiliarderi hungarezo-amerikan është në shënjestër të forcave të ekstremit të djathtë, por edhe të kosnpiracionistëve.  /LAPSI.al

Të këshilluara

Tom Hanks: Idris Elba, James Bond i ardhshëm

Tom Hanks e ka bërë të qartë se kush është zgjedhja e tij për James Bondin e ardhshëm. Aktori shpreson që Idris Elba, të jetë britaniku i radhës me një kostu...

16:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI