Flash

Djali i Belerit për mediat greke: Rama e kishte marrë personalisht me Himarën

Lapsi.al 17 May 2023
Djali i Belerit për mediat greke: Rama e kishte marrë personalisht me

Djali i Fredi Belerit i cili po mbahet në burg pas arrestimit për blerje votash ka folur për mediat greke.

Ai ka thënë se është takuar dy herë me babanë e tij pas arrestimit duke treguar se është gëzuar për fitoren duke e konsideruar si shpërblim për punën e shumë viteve.

“Babai i im është i fortë nga ana psikologjike. Kam kontaktuar dy herë me të, njëherë të enjten pas arrestimit dhe dje e pashë për herë parë për pesë minuta. U gëzua për fitoren sepse është një punë shumëvjeçare”.

Nisur nga deklaratat e Edi Ramës dhe akuzat që janë bërë në drejtim të babait të tij, ai është shprehur se në këtë pikë kanë nevojë për ndihmën e Greqisë dhe Europës. Ai thotë se avokatët kanë deklaruar se në shkresat e prokurorisë nuk ka prova për akuzat e ngritura ndaj babait të tij.

“Në 10 ditët e fundit vetë Rama e kishte marrë personalisht çështjen e Himarës. Kudo ku ishte në çdo fjalim i referohej Himarës me përcaktimet nga më të rënda dhe përpiqej të polarizonte klimën me nota negative për Himarën dhe emigrantët grekë, përfshirë këtu edhe babain tim. Ai thoshte: Nuk do ia lejoj vetes të mos fitoj Himarë”, është shprehur djali i Belerit.

“Ajo që ndodhi në Himarë do të mbetet në histori. Një grusht njerëzish arrijnë të fitojnë kundër shtetit. Pashë që mund të kishte qenë një fitore shumë më e madhe nëse nuk do kishte ndodhur ajo që ndodhi në 10 ditët e fundit. Nëse do kishte zgjedhje të lira, fitorja do të ishte akoma më e madhe”, ka përfunduar deklaratën e tij djali i Fredi Belerit.

Beleri ndodhet në qeli që prej të shtunës së 13 Majit, pasi u akuzua me akuzën e blerjes së votave. Ai fitoi zgjedhjet në Bashkinë Himarë me një rezultat të ngushtë përballë rivalit të tij socialist, Jorgo Goro. Tashmë dosja për hetimin ndaj Belerit, i ka kaluar SPAK.

Të këshilluara

E vërteta e raportit Luiz-Kejvina

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Shqipëria Live’ ku ka ndarë me publikun shumë detaje që pas daljes së tij nga formati i ‘BBVIP’. Ndër të tjera, këng...

09:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI