Flash

Dorëheqje përballë humbjes? Berisha përgjigjet sërish

Lapsi.al 17 May 2023
Dorëheqje përballë humbjes? Berisha përgjigjet sërish

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur po të njëjtin qëndrim teksa u pyet nëse do të duhet të jepte dorëheqje nga drejtimi i demokratëve, duke marrë shkas nga rezultati i zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nuk do të largohet kurrsesi në këto kushte kur përballë ka një qeveri të korruptuar, ndërsa kujtoi dorëheqjen e vitit 2013.

“Tani po them se cila është e vërteta. Një përpjekje antiligjore, antikushtetuese, për të asgjësuar opozitën e vërtetë. Kjo është në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji. PD u fut në zgjedhje pa log dhe emri i kryetarit nuk ishte në listë. Ça synimi kishin? Zhdukjen e opozitës. 590 mijë votuan për opozitën. 

Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Ata të tjerët morën turpin e tyre historik. Opozita është në këmbë e vendosur për interesa të shqiptarëve. Përpjekja për asgjësimin mori dështim. Ka njerëz që keqkuptojnë. Statuti i partisë i ka gjërat e qarta. Ai statut do të zbatohet pikë për pikë. Vetëm se unë jam këtu sot. 

Kam bërë një betim në 1991. Që zgjedhjet që do të humbas, do të largohem nga politika. Në rastin e parë që ka ndodhur, në 2013 kam thënë ‘goodbye’. Në këtë kontekst të harroj kush se unë mund të tërhiqem, përveç votës së demokratëve, nga situata të tjera, përballë krimit. Përkundrazi vetëm sa më shtojnë motivet. Anëtarët e PD, në përputhje me statutin do të ftohen që të votojnë. Ata që rrinë në ekrane, rrahin ujin në havanë. Se për atë paguhen. Statuti do të zbatohet. Ata që duartrokasin dhe të thonë se; na erdhi radha, ata janë meskinë, viktima të segmentit të shkurtër." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

E vërteta e raportit Luiz-Kejvina

Luiz Ejlli ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Shqipëria Live’ ku ka ndarë me publikun shumë detaje që pas daljes së tij nga formati i ‘BBVIP’. Ndër të tjera, këng...

09:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI