Flash

FOTO/ Momenti i grabitjes së postës në Tiranë

Lapsi.al 17 May 2023
FOTO/ Momenti i grabitjes së postës në Tiranë

Një filial poste private u grabit mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në rrugën "5 Maji" ku një person ende i paidentifikuar, i cili mbante në dorë një thikë u fut në filialin e postës dhe kërcënoi punonjësit.

Gazeta “Panorama” ka publikuar foton e autorit. Siç shihet edhe nga pamjet ai ka qenë i maskuar dhe me një jelek fosforeshent. Pasi ka hyrë brenda ambienteve, autori shihet se në dorë mban thikën dukë i bërë presion punonjësit për t’i dhënë paratë.

FOTO/ I maskuar dhe me jelek fosforeshent, MOMENTI kur grabitet posta tek

Ora shënon 19:53 minuta, kur personi ende i paidentifikuar nën kërcënimin e thikës ka marrë një sasi parash dhe më pas është larguar me një motor.

Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli nëpër Tiranë dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI