Flash

Humbi garën për bashkinë e Durrësit, reagon Igli Cara

Lapsi.al 17 May 2023
Humbi garën për bashkinë e Durrësit, reagon Igli Cara

Igli Cara, kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Durrësit, ka reaguar për herë të parë pasi humbi garën përballë Emiriana Sakos.

Në një reagim në rrjete sociale, hedh akuza se reszultati u ndikua nga shumë faktorë, që siaps tij tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet

Reagimi:

Mirënjohës ndaj çdo bashkëqytetari që më mbështeti përgjatë këtij rrugëtimi, duke më votëbesuar në këto zgjedhje!

Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e proçesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!

Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike.

Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis.

Faleminderit me zemër!

Të këshilluara

Euro vijon rritjen pas zgjedhjeve

Euro është rritur ndjeshëm në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.89 lekë, në rritj...

08:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI