Flash

Mbyllet llogaria e Instagram të Luizit

Lapsi.al 17 May 2023
Mbyllet llogaria e Instagram të Luizit

Çdo veprim i Luiz Ejlli po vëzhgohet me lupë. Momentalisht e gjithë vëmendja në rrjetet sociale dhe jo vetëm është e përqëndruar tek ai.

Teksa flasim për botën virtuale, u krijua një zhurmë e madhe për llogarinë e tij në Instagram gjatë kohës që ai ishte brenda “BBV”, ku ai kishte fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.

Por, pas një ‘beteje’ se kush kishte më shumë të drejtë për ta menaxhuar Instagram-in e tij, adresa e vjetër u mbyll dhe një tjetër u hap një javë para përfundimit të “BBV”.

Llogaria e re fillimisht u menaxhua nga partnerja e tij dhe ish-banorja, Kiara Tito për t’i kaluar më pas Luizit, i cili më herët tha se është i vetmi rrjet social që ai ka të hapur.

Por, ditën e sotme (e mërkurë) edhe llogaria e Instagram-it me emrin ‘It’s Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjesht lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Se çfarë ka ndodhur me këtë llogari dhe nëse do të mund të rikthehet sërish mbetet për t’u parë.

Të këshilluara

Jori Delli flet për raportin me Luiz Ejlli

Modelja Jori Delli ka sqaruar së fundmi një deklaratë të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Në reality show, Jori dhe Luiz Ejlli u shprehën se...

15:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI